“Gjatë muajit të Ramazanit janë të dobishme të paktën dy orë gjumë në ditë”

Shef i Departamentit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në spitalin Memorial në Turqi, Prof. Dr. Bingür Sönmez, duke theksuar se dy orë gjumë gjatë ditës në muajin e Ramazanit do ti shërbejnë metabolizmit për të parandaluar humbjen e ujit dhe elektroliteve, shprehet se gjumi i drekës ul rrezikun për një krizë në zemër.

Sönmez, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) duke vënë në dukje se po kalohet koha më e gjatë e agjërimit gjatë Ramazanit gjatë i 33 viteve të fundit, tha se ata persona që agjërojnë këtë vit duhet të jenë më të kujdesshëm për shkak se temperaturat e larta të verës janë bashkuar me ditë e gjata.

Sönmez shpjegon se për shkak të agjërimit të afërsisht 15-16 orë mund të përjetohen probleme të ndryshme shëndetësore dhe ka theksuar se nuk rekomandojnë agjërimin në këto ditë të gjata të Ramazanit veçanërisht për personat e sëmurë me zemër. Ai duke shtuar më tej se për shkak të humbjes së lëngjeve dhe kripërave të trupit edhe tek personat e shëndoshë mund të shfaqen probleme si tensioni, çrregullime në ritmin e zemrës, të fikëtit dhe ulja e sheqerit në gjak dhe ai rekomandon fjetjen gjatë ditës.

– “Në gjumë ka relaksim shpirtëror dhe të trupit”-

Sönmez, i cili shpjegon se gjumi i ditës do të jetë shumë i dobishëm për zemrën shprehet se: “Dy orë gjumë gjatë ose pas drekës do të jenë shumë relaksuese dhe do të heqin të gjithë stresin në trup. Siguron vlerësimin më të mirë të kohës së mbetur pas gjumit. Ata që flenë në krahasim me ata që nuk flenë kanë një rrezik gjysmë herë më pak për të kaluar një krizë zemre. Sepse në gjumë trupi ka një relaksim bashkë me shpirtin. Fizikisht mund ti rezistohet pagjumësisë, por shpirtërisht kjo është e pamundur. Edhe stresi psikologjikisht shkakton lirimin e hormoneve të dëmshme në trup, ku edhe kjo shkakton rrezikun e krizës në zemër. Nëse brenda javës nuk është e mundur që të flini ditën atëherë tregoni kujdes që të flini shumë mirë në fundjavë”.

– “Edhe në Ramazan hani tre vakte”-

Sönmez, duke vënë në dukje se reduktimi i numrit të vakteve të ngrënies në Ramazan ndikon negativisht në metabolizëm, ka theksuar se ngrënie e tepërt në syfyr dhe iftar do të jetë e dëmshme për zemrën.

Ai shton më tej se iftari duhet të fillojë me një supë dhe shprehet se: “Pasi të hani komposto ose ëmbëlsirë me qumësht dhe pas kthimit nga namazi i teravihve duhet të hahet një ushqim i lehtë. Ndërsa në syfyr mundësisht duhet të zgjidhni ushqime të cilat kanë vlera ushqyese jo të kripura dhe të ëmbla. Kështu në këtë mënyrë gjatë Ramazanit do të ushqeheni me tre vakte dhe nuk do të ndikojnë negativisht në trup”.

Sönmez, gjithashtu duke theksuar se nuk është e përshtatshme që në Syfyr të konsumohet shumë çaj apo kafe ai tha se: “Çaji për shkak se është çlirues urinar mund të sjellë gjatë ditës etjen. Për këtë arsye në vend të syfyrit do të jetë më e shëndetshme të konsumohet mjaftueshëm çaj në iftar”

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button