Çair, vetura shtyp për vdekje 11 vjeçarin

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor pasi që atë e goditi një veturë Mazda 2. Aksidenti ndodhi mbrëmë në ora 19:30, në kryqëzimin e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Dizhonska” në komunën Çair.

Sipas policisë, 21 vjeçari H.B. i Shkupit ishte vozitësi i veturës që e goditi 11 vjeçarin këmbësor.
Vdekjen e ka konstatuar doktori i ndihmës së shpejtë, ndërsa trupi me urdhër të prokurorit publik është dërguar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button