Tunizi, protestë kundër sulmit terrorist në qytetin Susa

Qindra persona të mbledhur në qytetin Susa në Tunizi kanë protestuar pas sulmit të ndërmarrë ndaj një hoteli në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi protestues i mbledhur në qendrën e qytetit duke dënuar sulmin terrorist kanë mbajtur në duar parulla me mbishkrimi “Susa është e lirë, terrori jashtë”.

Semir Bu Tajib, sekretari i përgjithshëm i partisë El-Mesar në një deklaratë për gazetarin e AA-së gjatë protestës ka deklaruar se: “Kjo protestë, reflekton shprehjen e zemërimit të tunizianëve kundër një fatkeqësie të madhe të cilët ata nuk e kanë parë më parë në vendin e tyre. Por në të njëjtën kohë të gjithë tunizianët duke theksuar se janë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ata japin mesazhe pozitive jashtë. Tunizia nuk do të përqafojë asnjëherë ekstremizmin”.

Protestuesit pasi kanë ecur nga qendra deri në vendin ku ndodhi ngjarja, më pas kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur trëndafila për nder të atyre që humbën jetën.

Në sulmin e ndërmarrë ditën e premte ndaj një hoteli në qytetin Susa në Tunizi humbën jetën 39 persona duke përfshirë dhe turistë si dhe u plagosën 38 të tjerë. Autorësinë e sulmit e mori përsipër DAESH.

Lajme të ngjashme

Back to top button