fbpx

I mbyllin emigrantët në kamion, i gjeti policia duke u ngulfatur

Një kamion me 106 emigrantë ilegal, të cilët përfshinin edhe gra dhe fëmijë, është gjetur nga policia hungareze në kufirin Morahalom. Mediat sot njoftuan se dëshmitarët kanë dëgjuar zhurmë nga kamioni, në të cilin kanë qenë të mbyllur emigrantët të cilët kishin nisur të ngulfaten.

Emigrantët arritën ta hapin derën e kamionit, dhe në atë moment arriti policia dhe i arrestoi 106 njerëzit nga Siria, Afganistani, dhe Irani.

Policia hungareze tha se vozitësi u ka kërkuar nga 1,500 euro për njeri që t’i vozitë deri në Austri. Si duket ai ka ndryshuar mendjen dhe e ka lënë kamionin e plotë rrugës. Policia ngriti padi penale kundër personit të panjohur për trafikim të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Back to top button