Sherr në TCH, Arbana dhe Ledioni “luftë” për Big Brother

Arbana Osmani dhe Ledion Liço duket se kanë nisur një betejë të heshtur për prezantimin e sezonit të ardhshëm të shfaqjes Big Brother.

Prej vitesh kjo shfaqje prezantohej nga Arbana por këtë vit u drejtua nga Ledioni për shkak të shtatzanisë së Arbanës.

Por Arbana tashmë është rikthyer dhe kërkon vendin e saj dhe Ledioni nuk ka ndërmend ta lëshojë.

Fansat janë në krah të Arbanës por Ledioni ka në krah të tij drejtuesit e TCh.

Dihet tashmë që Ledion Liço është në lidhje me Sara Hoxhën, pronaren e TCh dhe kjo natyrisht mund të ketë ndikim në përzgjedhjen e prezantuesit për edicionin e ardhshëm.

Arbana ka deklaruar se nuk i intereson të rikthehet sërish në Big Brother por sa e vërtetë është kjo?/ Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button