Detajet pas arrestimit, ja plani i vëllezërve Aliko

Dy vëllezërit Aliko kishin si synim të shkonin në këmbë deri në Sarandë dhe më pas të kapërcenin kufirin grek, ky ka qenë plani i tyre i mbetur në tentativë.

Në asnjë moment ata nuk e kanë konsideruar dorëzimin deri në momentin kur nuk kishin rrugë shpëtimi.

Sipas burimeve policore Arbion dhe Alban Aliko janë kapur falë përgjimit të telefonatave dhe jo vëzhgimit me helikopter.

Dyshja komunikonte rregullisht me një person që i furnizonte me ujë dhe ushqime.

Ata kanë kaluar më këmbë në Malin e Gjerë dhe ishin strehuar në një tunel kur dhe u kapën nga policia.

Pas rrethimit me ndërmjetësinë edhe të babait të tyre Adil Aliko ata janë dorëzuar duke mos patur rrugë shpëtimi.

“Ju lutem, mos na vrisni”, kanë qenë fjalët e para gjatë kapjes nga policia.

Arbion Aliko dyshohet si truri i grupit të zjarrit që organizoi kurthin për forcat RENEA.

Ai kishte rreth 6 muaj që planifikonte këtë sulm.

Ende nuk ka detaje të qarta për arsyet që e shtynë atë të kryente sulmin ku humbi jetën efektivi Ibrahim Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button