Bankat greke në kaos

Bankat e vendit fqinj varen nga Asistenca e Likuiditetit Emergjent të BQE –së. BBC njofton se Bordi i Drejtuesve të Bankës Qëndrore Europiane do të takohet më vonë gjatë ditës për të zyrtarizuar vendimin, transmeton Klan Kosova.

Qeveria greke pritet të vendosë që të hënën bankat të qëndrojnë të mbyllura, me qëllim kontrollin e kapitalit. Negociatat për borxhet që kanë mbytur Greqinë dështuan. Qeveria e Alexis Tsipras vendosi që populli të shprehet me referendum më 5 korrik nëse duhet të pranojë planin e propozuar nga kreditorët.

Parlamenti e miratoi vendimin e qeverisë. Por një hap i tillë konsiderohet si futja e vendit në një spirale të fortë krize që do të përdundojë në kaos, pasi shumica e grekëve pritet t’u thonë “JO” masave shtrënguese të kreditorëve ndërkombëtare. Qytetarët nisën prej dje tërheqjen masive të kursimeve të tyre nga frika se bankat do të falimentojnë.

Tashmë që BQE vendosi ndërprejen e kreditimit emergjent, ato janë më të rrezikuara se kurrë. Qytetarët vijojnë të mbajnë radhë të gjata para bankomateve. Qeveria vendosi një limit prej 2 mijë eurosh në ditë që mund të tërhiqen nga kursimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button