A është e sigurt që të flini së bashku me foshnjën?

Kur ju jeni nënë e re është e kuptueshme që ju nuk dëshironi të lini fëmijën vetëm në asnjë moment, madje as gjatë natës. Por a është e sigurt që të flini me foshnjën gjatë natës?

Prindërit nuk duhet t’i marrin foshnjat në shtrat, sepse ky veprim mund të shkaktojë vdekjen e papritur të foshnjave, kanë konstatuar ekspertët.

“Është e rëndësishme që fëmijët nën 3 muajsh të flenë në shtretërit e tyre” tha Kerstin Nordstrand , i Bordit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Mirëqenies. Ajo tha se rekomandimi është i ri, pasi institucioni më parë kishte këshilluar të mos flini me beben nëse jeni duhanpirës apo nën ndikimin e alkoolit apo drogave.

Një studim i vitit 2001, i publikuar në revistën pediatrike “Zhvillimin Njerëzor i Hershëm”, tregoi se 65% e foshnjave nën 3 muajsh, flinin bashkë me prindërit e tyre.

Një raport i publikuar nga “British Medical Journal”, i cili analizoi rreth 1500 vdekje të papritur foshnjore, zbuloi se 22 për qind ndodhnin, ndërsa foshnjat flinin në shtratin e prindërve.

Rreziku i vdekjes së papritur të foshnjave, është pesë herë më i lartë tek ata që flenë me prindërit, sesa tek ata që flenë në shtrat vetëm. Vende të tjera, si Franca dhe SHBA, rekomandojnë fjetjen në të njëjtën dhomë, por jo në të njëjtin shtrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button