Turqi, aksidentohet anija-cisternë me një tjetër pasagjerësh, një pjesë e karburantit në det

Në ngushticën e Çanakalasë, në Turqi u përplas një anija e pasagjerëve dhe një anije-cisternë për karburant, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas përplasjes ka ndodhur dhe rrjedhja e karburantit në det, duke shkaktuar aromë të pakëndshme në tërë zonën.

Anija me emrin “Louis Cristal”, në të cilën valëvitej flamuri i Maltës, u përplas me një anije-cisternë të quajtur “STI Pimlico”.

Karburanti që rrodhi në det pas aksidentit, ka shkaktuar aroma të pakëndshme në vendet Gelibolu dhe Lapseki si dhe në qendër të Çanakalasë.

Një banor i Lapsekit, Nihat Ismailoglu për AA tha se herët në mëngjes kishte ndjerë erë të pakëndshme.

“Kur dola nga shtëpia, ndjeva një erë të çuditshme. Më vonë mësova se kjo është era e karburantit që ka rrjedhur pas përplasjes së anijes dhe një tankeri. Shpresoj që kjo të mos e dëmtojë mjedisin”, tha Nihat.

Lajme të ngjashme

Back to top button