Arrestohet deputeti i VMRO-DPMNE-së

Deputeti i diasporës nga radhët e VMRO-së është arrestuar sot në Manastir.

Diaspora maqedonase ka qenë dëshmitar i ngjarjes kur deputeti i diasporës i VMRO-së Vasko Naumovski është arrestuar nga ana e pjesëtarëve të policisë së Manastirit. Arsyeja ka qenë mosparaqitja e tij në disa herë para gjykatësit hetues në Manastir, njofton Falanga. Deputeti Naumovski është arrestuar në Hotelin Epinal ku dhe qëndron zyrtarisht.

Informacionin e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e tij Gordana Naumovska e cila kishte parë ngjarjen e cila kishte tentuar përmes celularit të saj të fotografojë, por siç tha ajo, edhe pse bëhet fjalë për provokim ajo ka ngelur e qetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button