Haradinaj: Me kufijt e Kosovës nuk i doli puna mirë as Gruevskit as Gjukanoviçit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë në foltoren e parlamentit, sërish, dhe i është drejtuar ministrit Enver Hoxha, parlamentit dhe qeverisë që ta  korrigjojnë urgjentisht gabimin me kufirin me Malin e Zi.

“Ju lutem, as Maqedonisë, as Gruevskit nuk i doli mirë, nuk do t’i dalë mirë as Gjukanoviqit tema e kufijve me Kosovën. Rregullojini tani e mos mbani ligjërata. Kufijtë nuk presin dhe mjaft me fjalë, korrigjojini”, ka thënë Haradinaj, raporton “rilindja”.

Haradinaj, poashtu në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që të votohet një Rezolutë rreth shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

“Kërkoj nga ju të votojmë një rezolutë për të detyruar Qeverinë për të shënuar vijën kufitare me Malin e Zi bazuar në Kushtetutën e vitit 1974”, ka thënë Haradinaj, në hapje të interpelancës së zv/kryeministrit Hashim Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button