Apple e ka nisur prodhimin e iPhone 7?!

Apple tashmë e ka filluar prodhimin e gjeneratës së re të telefonit të saj iPhone, i cili besohet se do të quhet iPhone 7 ose iPhone 6S, raporton Blooberg.

Sipas prestigjiozes Bloomberg thuhet se Apple kësaj radhe e ka filluar më herët prodhimin e telefonit të saj të famshëm.

Burimi i njëjtë i informacionit edhe njëherë e konfirmmon se gjenerata e re e iPhone do të vijë me teknologjinë Force Touch, të cilën Apple e ka lansuar së fundmi në pajisjet e tjera sikurse në orën Apple Watch dhe modelin më të ri të MacBook.

Ekrani i pajisjeve të Apple me Force Touch është i ndjeshëm ndaj presionit, që nënkupton se mund të tregojë se sa fort jeni duke e shtypur ekranit, dhe kupton se në cilën pjesë jeni duke e shtypur dhe rrëshqitur mbi të.

Por kjo nuk është hera e parë që flitet për gjeneratën e re të iPhone me Force Touch, pasi ka qenë edhe analisti i famshëm i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili ka thënë se ky funksion do të jetë njëra ndër risitë kryesore që do t’i sjell modeli i ri i iPhone.

Bloomberg e ka përsëritur se ekranet e modelit të ri të iPhone do të vijnë në dimensionet prej 4.7 dhe 5.5” dhe me pak ndryshime në dizajn nga iPhone 6.

Por, pas Force Touch, iPhone 7 ose iPhone 6S pritet të sjell edhe përmirësime të tjera sikurse kalimi nga kamera me 8MP në atë me 12MP.

Nëse Apple tashmë e ka nisur prodhimin e iPhone-it të ardhshëm kjo domethënë se lansimi i tij zyrtar do të bëhet në shtator, ndërsa i modeleve të reja të iPad në tetor. Por janë edhe disa muaj që duhet pritur, për ta kuptuar edhe më saktë këtë gjë. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button