Microsoft do të ofrojë versione pa pagesë të Office në Windows 10

Përderisa rivalët si Apple dhe Google kanë vazhduar të shtojnë produkte pa pagesë në sistemet e tyre operative, Microsoft ka mbetur i heshtur.

Kompania kishte dhënë versione pa pagesë të Office Starter 2010 dhe Works para disa viteve, por jo edhe për Office, Kingsoft ose WPS.

Por, kjo pritet të ndryshojë me Windows 10, transmeton Lajmi.net.

Ne tashmë e dimë se Microsoft ofron versione të kufizuara të Office për platforma të celularëve si iOS, Android dhe Windows Phone. Ne gjithashtu e dimë se kompania është duke punuar në Office Touch, që tani njihet si Office Mobile – i cili mund të shkarkohet në Windows 10 përmes Windows Store.

Kompania tani ka konfirmuar se Microsoft do të ofrojë versione të Office pa pagesë për Windows 10, transmeton Lajmi.net.

Kjo lëvizje e Microsoft do ta bëjë të mundur që të gjithë përdoruesit të marrin një version pa pagesë të Office – që është edhe një arsye më shumë që përdoruesit të marrin sistemin e ri operativ.

Lajme të ngjashme

Back to top button