Vodafone Albania do të ofrojë Wi-Fi Falas gjatë verës në zonat turistike të Shqipërisë

Kjo nuk është hera e parë që operatori mobil Vodafone sjell risi në treg. Në fakt Wifi Falas është aplikuar edhe vitin që lamë pas ku operatori në fjalë ofronte akses në internet Wifi Falas kryesisht në zonat turistike gjatë sezonit të pushimeve.

Një iniciativë të ngjashme e kemi parë me ALBWifi, projekt i realizuar nga ALBtelecom ku duke implementuar pika të aksesit falas të internetit përmes valëve wireless kompania ofronte këtë shërbim vetëm për abonetët e Eagle Mobile.

Por le të kthehemi tek projekti i Vodafone ku plazhet të cilat do të mbulohen me Wifi Falas shtrihen që nga Velipoja në Ksamil shkruhej në uebfaqen e Vodafone. Zona turistike janë: Ksamil, Sarandë, Himarë, Jalë, Dhërmi, Drimadhes, Palasë, Radhimë, Vlorë, Divjakë, Plazhi i Gjeneralit, Spillë, Qerret, Mali i Robit, golem, Shkëmbi Kavajës, Gjiri i Lalzit, Shëngjini dhe Velipoja.

Në këtë pika të aksesit falas mund të lidheni me kompjuterin, tabletin apo smartfonin tuaj. Për tu lidhur me rrjetin duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Përzgjidh Vodafone WiFi në listën e rrjeteve që shfaqen.
2. Dërgo SMS me tekst Vodafonewifi në 50222 për t’u regjistruar në Vodafone WiFi.
Regjistrimi do të jetë kryer me sukses në momentin që merr një SMS me fjalëkalimin për të aksesuar Vodafone WiFi në të gjitha vendet ku ai ofrohet.
3. Identifikohu duke vendosur numrin e celularit dhe fjalëkalimin, më pas kliko Lidhu.
Mund të lëvizësh lirisht midis zonave Vodafone WiFi pa qenë e nevojshme të regjistrohesh sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button