Një vit nga vrasja e Artan Santos, ende nuk ka të dyshuar

Janë bërë një vit nga vrasja e bankierit Artan Santo, ngjarje e cila vazhdon të jetë rrethuar me shumë mistere.

Zyrtarisht nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen në zonën e ish-Bllokut, që tronditi mbarë opinionin publik.

Pak ditë pas ngjarjes policia shoqëroi dy të rinj nga zona e Fushë-Krujës, por që u liruan më pas nga gjykata për mungesë provash.

Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me një motoçikletë. Mbi 200 persona janë marrë në pyetje nga prokuroria për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

Artan Santo u vra te hyrja e bankës që kishte themeluar dhe drejtonte prej disa vitesh./lapsi.al

Lajme të ngjashme

Back to top button