Aktivistët fetarë dhe republikanët kundër martesave gay në SHBA: Zoti do na shkatërrojë!

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se çiftet e së njëjtës gjini kanë të drejtë të martohen në secilin shtet të SHBA-së. Por ky vendim për aktivistët fetarë dhe për republikanët krahasohet me ngjarjet e 11 shtatorit, 2001 apo me një luftë civile.

“Pa marrë parasysh se çfarë thotë vendim i Gjykatës ai nuk mund nuk të përmbysë mijëvjeçarët e së vërtetës, ” tha ish- Republikani, Michele Bachmann, transmeton BalkanWeb.

“Shumë amerikanë do të zgjedhin të ndjekin rrugën e Zotit dhe jo këtë Gjykatë”.

Ndërsa Republikani Lui Gohmert tha Zoti do largojë mbrojtjen nga Amerika pas këtij vendimi. “Një vendim që shkatërron trashëgiminë e vendit tonë, të martesës biblik. Zoti e faltë shumicën e Gjykatës sonë Supreme për arrogancën e saj”.

Ai paralajmëroi më tej, “Unë do të bëj gjithçka mundem për të parandaluar një dëm të tillë”.

Ishte gjyqtari Anthony Kennedy ai që shkroi vendimin për të legalizuar martesat gay.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button