Messi rrezikon që të përfundojë në burg

Lionel Messi vazhdon të mbetet nën hetim për lidhje të mundshme me një kartel meksikan droge dhe për pastrim parash, shkruan gazeta “El Mundo”.

Sipas kësaj të përditshmeje, fondacioni i Messit, e cila organizon ndeshje bamirësie në Amerikën Latine dhe në Shtetet e Bashkuara, është vënë në dyshim për pastrimin e parave të kartelit të drogës, Valencia, një nëndegë e kartelit famëkeq Sinaloa.

Sipas “El Mundo”, hetuesit po shikojnë mundësinë nëse disa lojtarë ku përfshihen edhe shokët e skuadrës së Messit te Barcelona, Jose Manuel Pinto, Dani Alves dhe Javier Mascherano, mund të kenë përfituar në mënyrë të fshehtë nga ndeshjet e bamirësisë, duke bërë evazion fiskal. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button