fbpx

Greqia në panik, qytetarët në radhë para bankave pas thirrjes së referendumit

Pas thirrjes së kryeministrit të Greqisë për mbajtjen e një referendumi, vetë grekët janë vendosur në radhë para bankave.

“Thirra një mbledhje të kabinetit, në të cilën kam sugjeruar mbajtjen e një referendumi, në mënyrë që populli grek të mund të vendosë në mënyrë sovrane. Propozimi u pranua njëzëri. Nesër Parlamenti do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar propozimin e Këshillit Ministror për një referendum të dielën, më 5 korrik, me pyetje pranimin apo refuzimin e propozimit të kreditorëve”, u shpreh Tsipras.

Parlamenti grek do të miratojë ose jo pasditen e sotme kërkesën e kryeministrit grek dhe kabinetit të tij për të thirrur referendum popullor në datën 5 korrik./SotNews/

Lajme të ngjashme

Back to top button