SHBA, legalizohen martesat “Gay”

 Çiftet e së njëjtës gjini kanë të drejtë të martohen në të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte ky vendimi i dhënë nga Gjykata Supreme, duke ligjëruar kështu martesat e së njëjtës gjini.

Para vendimit historik të Gjykatës Supreme, çështja e martesave mes personave të së njëjtës gjini, i ishte besuar juridiksionit të çdo shteti, ku deri më tani 37 e kishin aprovuar.

Në vendimin e gjykatës thuhet se, “Të gjithë shtetet duhet të lejojnë qytetarët të martohen me kë të duan dhe të njohin celebrimin e martesave gay”.

Në profilin e tij në Twitter, Presidenti i SHBA, Barack Obama, shkroi “Fitoi dashuria”, ndërsa profili zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u ndryshua, duke u mbuluar me ngjyrat ylberit./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button