Kjo bota jonë ta shpif!

Para disa ditëve u përcoll për në banesën e fundit një efektiv shqiptar. Një francez dje përfundoi pa kokë. Një tjetrit para disa ditëve ja vunë gjysmë turpin në qesen e zezë, që ne zakonisht i përdorim për hedhjen e plehrave. Pastaj dikujt ju kujtua të masakroj një plazh të tërë në Tunizi.. Çfarë s’po na shohin sytë!

Horrori aziatik nuk ka të krahasuar me rubrikën e zezë të lajmeve, këtyre ditëve! Si nuk na dëgjuan veshët një lajm të mirë?! -E pra, thonë se Kallashi agjëron. Po kush tha se agjërimi të bën njeri o Kallasho?! Edhe ata që vranë dje e që do vrasin sot, presin kokat në emër të Allahut!

-Po kush tha se ajo është e drejt dhe se Zoti do ti fal ata?! Askush nuk ka të drejt të ndal frymëmarrjet e të gjallit, po nuk i ndali i madhi Zot. Prandaj dhe ti mjaft i drodhe mishrat se as edhe atë vepër nuk e do, Zoti jot e i imi! Ai na do me nder e moral, ai na bëri mish e na quajti njeri. E ne vet duhet të bëhemi njerëz!

Kur do të gjykoj çdo ti thuash? E nuk e di si do arsyetohen ata gjoja fetar të devotshëm. Ku do e gjejnë shpëtimin ata, apo nuk do gjejnë fare?! – Po ata të Lazaratit thua do i fal Zoti im?! Unë e di shumë mirë që Zoti fal por zemra e nënës jo! Epo kush pranon t’ia marrësh të birin ashtu nga dora?! Ajo e mjera po i kërkonte një vajzë për nuse. Edhe pse ishin të varfër ajo luste të bëhej gjyshe me disa herë.. Fëmijët e Ibrahimit të loznin nëpër oborrin e shtëpisë, e gruaja e tij që kurrë se pati, të përgatiste darkën që kur të kthehej oficeri nga puna, të hanin familjarisht!

Po ai Ibrahim djali, që nuk i arriti kurrë këto ditë, thua do t’i fal ata faqezinjtë?! Ndonjëherë çmendurisht e duam vdekjen, por po në ato ditë të vështira e lusim Zotin mos na marrë kurrë shpirtin, deri sa prindërit tanë të jenë gjallë! Çka i duhet jeta një nëne pa kokën e fëmijës në prehrin e saj?! Të kesh frikë të jetosh! -Kështu u katandis kjo bota jonë.. Askush nuk e di në do shoh diellin e ditës së ardhshme. Ja ashtu si Ibrahimi, që nuk arriti ta përfundoj agjërimin e asaj dite të zezë, që mos kishte zbardhur kurrë më mirë!

M.H

Lajme të ngjashme

Back to top button