Haradinaj: Qeveria të krijojë vende pune, jo të diskutojë për Specialen

Në kuvendin zgjedhor të të rinjve të AAK-së, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se se mbledhja e qeverisë e cila është bërë sot, për të larë mbarën e të djeshmes, do të ishte më e dobishme sikur të diskutonte se si të krijohen vende të punës për qytetarët, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se derisa dikush i kryen punët tona duke aluduar në ndërkombëtarët, ne kurrë s’do të aftësohemi vet.

Sipas tij, për shqiptarët ka ende padrejtësi dhe ne duhet tu bëjmë ballë atyre.

Haradinaj ka folur edhe për ndalimin e tij në Slloveni, e ka cilësuar si rastin më brutal deri më tani.

Sipas tij, shqiptarët kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Sllovenisë.

Veprimtarinë e shqiptarëve për ndarjen e Federatës Jugosllave, Haradinaj e ka cilësuar si kancer në ish-Jugosllavi.

Lajme të ngjashme

Back to top button