Sanksioni i parë kundër Kosovës shkaku i Speciales, bllokimi i rrugës drejt BE-së

Para pak ditësh, Ambasadori amerikan për Krime Lufte, Stephen Rapp, paralajmëroi për pasoja nëse Kosova nuk e miraton Gjykatën Speciale.

Rapp tha se BE nuk do ta aprovojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën e cila është një portë drejt procesit të anëtarësimit në Union.

Ambasadori amerikan për krime lufte Stephen Rapp, i cili javë më parë qëndroi edhe në Kosovë, në përpjekjen për të bindur autoritetet kosovare që ta japin votën e tyre pro Gjykatës Speciale, në një intervistë ditë më parë për Zërin e Amerikës, tha se Kosovës nuk do ta nënshkruajë MSA-në me BE-në, nëse nuk aprovohet Gjykata.

“Unë e di që në kontekstin e Bashkimit Evropian, nëse nuk realizohet miratimi i gjykatës kjo do të kishte pasoja në hapat e mëtejshëm për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit. Natyrisht që kjo do të thotë që nëse miratohet, atëherë kjo do të thotë që Kosova do të ecë përpara drejt kësaj marrëveshjeje dhe fillimit të procesit të anëtarësimit, ashtu si vendet e tjera. Por ne e dimë që ndryshme nga vendet e tjera, Kosova ka sfidën e çështjes së njohjes dhe prandaj unë dua që kjo të bëhet dhe mendoj se (vendimi për gjykatën) është vendimtar veçanërisht për hapjen e kësaj porte”, kishte theksuar Rapp.

Lajme të ngjashme

Back to top button