Pas sulmit, do të mbyllen 80 xhami në Tunizi

Qeveria e Tunizisë ka shpallur sot se do t’i mbyllë 80 xhami, që nuk janë nën kontroll të qeverisë, një ditë pasi një sulmues i armatosur i vrau 39 vetë në një pushimore bregdetare në këtë vend.
Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, i ka akuzuar xhamitë se e kanë nxitur dhunën dhe tha se brenda një jave ato do të mbyllen nga ministria e brendshme.
Sulmi i djeshëm në pushimoren bregdetare në Tunizi ishte sulmi i dytë vdekjeprurës në këtë vend kundër turistëve këtë vit. Më herët, në muajin mars në muzeun Bardo në kryeqytetin Tuniz u vranë 22 vetë, shumica prej tyre shtetas të jashtëm. /REL/