Ju vonohet cikli? Ja cilat mund të jenë shkaqet

Cikli menstrual i shoqëron femrat gjatë gjithë moshës dhe fazës së pjellorisë dhe normalisht ndodh të vijnë çdo 28-30 ditë.

Ndodh që të ketë edhe vonesa dhe dyshimi kryesor është shtatzënia, ndonëse jo gjithmonë është kështu. Më poshtë gjeni disa nga arsyet se pse vonohet cikli.

Shtatzënia – Gjëja e parë që mendohet për një vonesë cikli, është shtatzënia. Bëni kujdes të mos përfshiheni nga paniku. Kjo gjë duhet të mendohet vetëm në rastin kur keni pasur raporte tërësisht të pambrojtura. Gjithsesi një test shtatzënie heq çdo dyshim.

Ankthi – Stresi dhe ankthi mund të luajnë shaka jo shumë të këndshme me trupin, duke shkatuar edhe vonesa të menstruacioneve. Stresi psiko- fizik shkakton anomali të fluksit.

Ndryshimet në peshë – Kur ndodh shëndoshje ose dobësim në pak kohë, edhe cikli zhduket. Vetëm duke normalizuar peshën, do të ktheni normalitetin në ciklin tuaj.

Probleme me tiroiden – Vonesat e ciklit mund të shkaktohen edhe nga problemet endokrine. Organe si tiroidja ose hipofiza ndikojnë në mënyrën e funksionimit të vezoreve. Mjafton të bëni analizat e gjakut ose një vizitë te endrokrinologu për të kuptuar se si zgjidhet problemi.

Pre- menopauza- Simptomat që lajmërojnë menopauzën, ndryshojnë ng femra në femër. Pas të 40-ve, mos e nënvlerësoni një mundësi të tillë. Gjithsesi vizita te gjinekologu e saktëson diçka të tillë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button