Ibrahimoviç ia plotëson dëshirën e fundit një fëmiu boshnjak

Futbollisti i njohur edhe një herë dëshmon anën e tij humanitare, duke takuar një fëmijë boshnjak i cili është duke vuajtur nga sëmundja e leukemisë.

Hajrudin Kamenjash, është një fëmijë tetë vjeçar nga Bosnja e Hercegovina, i cili është duke vuajtur nga sëmundja e leukimisë. Dëshira e tij e fundit është të takojë yllin e Paris Saint Germain dhe kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic.

Nëna e tij, Amela më kot ishte munduar të kontaktonte futbollistin, por një mike e saj nga Gjermania, Tehvida Rekiç i kishte ndihmuar në këëtë drejtim, transmeton sporti1.com.

Fëmiu sipas prognozimit të mjekëve nuk ka më shumë se një muaj jetë.

Rekiç shumë shpejt kishte arritur në kontakt me menaxherin e Ibrës, i cili si njeri i madh dhe human menjëherë kishte pranuar të takohet me djaloshin, edhe në qoftë se duhet të shkojë personalisht në Sarajevë.

Në fakt, takimi pritet të bëhet në Sarajevë, ndërsa para udhëtimit, Ibra deklasoi Benficën (3:0), duke shënuar dy gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button