Dibër: ”Një këngë , një jetë” për shpëtimin e Ambra Meda

Ambra Meda, është vajzë 17 vjeçare nga Tirana, e cila është e detyruar të qëndrojë në shtratin e spitalit Mynih të Gjermanisë, ku vendoset fati i saj me jetën.

“Sëmundja e rëndë na ka mbledhur së bashku të gjithëve për tu bërë pjesë e kurimit të saj. Prej 28 ditësh ajo vuan nga një diagnozë e vështirë duke shënuar rastin e 130 në të gjithë botën. Sipas mjekëve ky është rasti I parë që ka mundësi shpëtimi, por kostoja është e lartë, mbi 130 mijë euro”, vlerësojnë familjarë të saj.

Me këtë rast në Qendrën në kulturë në Dibër,  Studio Magnum  dhe këngëtarë të tjerë dibran organizojnë koncert humanitar ,,Një këngë një jetë,, dedikuar Ambra Medës për shërimin e saj.

Në koncert do të jenë pjesëmarrës edhe këngëtarë ngë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si: Dritan Jashari, Liri Rasha, Hysni Hasani, Fitore Berisha, Evzi Kaja-Xiu, Argjend Marku, Lundrim Paçuku, Daja Do, Klea Çutra Bena Kërluku , Bora Tomini dhe shumë këngëtarë të tjerë.

“I ftojmë qytetarët dibran të na bashka ngjiten në këtë koncert humanitar që të shpëtojmë jetën e Ambrës. Ishte nismë e jona si studio dhe si këngëtarë të Dibrës sepse është obligim moral të  luftojmë për këtë engjëll 17 vjeçare, vlerëson Evzi Kaja-Xiu, këngëtari nga Dibra. Ambra ëshë dhuratë ng Zoti dhe kjo dhuratë do të mbetet ne duart e prindërve të saj edhe më gjatë, por ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të ndihmojmë bashkërisht jetën e Ambrës”, potencoi Kaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button