-Vlera e muajit të Ramazanit

Prej urtësisë së All-llahut është veçimi i disa krijesave, kohërave dhe vendeve, veçoi pejgamberët nga gjithë krijesat, në mesin e pejgambereve veçoi veçoi Muhamedin Alejhi Selam, ndërsa në mesin e muajve i Lartësuari e veçoi muajin e Ramazanit ai ne mesin e muajve mu ashtu siç është dielli në mesin e yjeve këtij muaji All-llahu e veçoi me specifika dhe vlera si asnjë muaj tjetër të vitit:

1.    Ramazani është  muaj i Kuranit

Allahu i Lartësuar e ka zbritur Librin e Tij udhëzim për njerëzimin dhe shërim për besimtarët, udhëzues në atë që është më primare dhe argumentuese, qartësues të Rrugës së Drejtë. All-llahu i Lartësuar e zbriti Kuranin në natën e Kadrit gjejgësishtë në ditën më më vlerë të vitit që gjendet në ditët tek të dhjetë ditëve të fundit të muajit të mëshirës dhe rahmetit muajit të Ramazanit. All-llahu i Lartësuar thotë: “”Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dallues i të vërtetës nga e kota). Kështu që, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (Ramazan), t’a agjërojë këtë muaj…” [El Bekare: 185]

2.    Është bërë obligim agjërimi i këtij muaji të bekuar:

All-llahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. [El Bekare: 183]

I Dërguari mëshirë për botët (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të!) thotë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i All-llahut, falja e Namazit, dhënia e Zekatit, kryerja e Haxhit dhe agjërimi i Ramazanit.

3.    Agjërimi i Ramazanit është shkak për pranimin e lutjeve dhe shpëtimin nga Zjarri

I Dërguari i All-lahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “All-llahu i Lartësuar liron nga Zjarri prej robërve të Tij çdo ditë e çdo natë të muajit të Ramazanit. Çdo musliman që lutet me ndonjë lutje, ajo i pranohet atij.

4.    Në muajin e  Ramazan prangosen shejtanët, mbyllen dyert e Zjarrit dhe hapen dyert e Xhenetit

Në këtë muaj të mëshirshëm dhe bereqetshëm pakësohet e keqja dhe gjynahet në tokë, ngaqë  prangosen shejtanët prej xhinëve me zinxhirë e pranga, dhe nuk kanë mundësi të bëjnë të këqija tek njerëzit ashtu siç bëjnë në muajt e tjerë. Kjo sepse muslimanët janë të preokupuar me njësim të All-llahut adhurime të ndryshme si namazi, agjërimi dhe leximi i Kuranit , të cilët janë barrierë për epshet dhe shejtanin,  ku njëkohësisht pastrohen shpirtrat dhe kalitet egoja. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e zjarrit-xhehennemit, dhe prangosen shejtanët.”
E gjitha kjo ndodh që nga nata e parë e muajit të begatshëm; i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kur hyn nata e parë e muajit Ramazan, lidhen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk qëndron hapur asnjë prej tyre dhe hapen dyert e Xhennetit e nuk qëndron mbyllur asnjë prej tyre. Pastaj një thirrës thërret: “O kërkues  (kryes)i të mirës, afrohu! O kryes i veprave të këqija , ndalu dhe largohu! Në këtë muaj të bekuar  Allahu liron nga Zjarri prej robërve të Tij, dhe kjo për çdo natë.”.

5.    Ramazani është muaj i pendimit dhe mëshirës dhe shlyerjes së mëkateve.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me bindje të plotë, duke llogaritur shpërblimin nga Allahu, atij i falen të gjitha mëkatet e bëra më parë
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pesë namazet, nga e xhumaja deri në të xhumanë tjetër dhe nga Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë falje e asaj që ka ndodhur mes tyre (prej gjynaheve), nëse eliminohen (qëndrohet larg) mëkatet e mëdha.”
Transmetohet gjithashtu se i Dërguari u ngjit në Minber dhe tha: “Amin! Amin! Amin!” Dikush tha: O i Dërguari i Allahut! Ti u ngjite në Minber dhe the: “Amin! Amin! Amin!” (përse e the këtë)? Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Xhibrili (alejhis selam) erdhi e më tha: Kush e arrin muajin e ramazanit nuk i falen mëkatet, duke merituar kështu Zjarrin, atë e largoftë Allahu (nga Mëshira e Tij)! Thuaj: Amin! Atëherë thashë: Amin!

6.    Ramazani është muaj i lutjeve

I Dërguari i All-llahut  ka thënë: “Tre personave u pranohen lutjet: agjëruesit, udhëheqësit drejtë  dhe lutja e personit që i është bërë padrejtësi”

7.    Në ramazan gjendet Nata e Kadrit

Vëlla i dashur më herët mësove se All-llahu i Lartësuar i dha privilegj këtij muaji me agjërim për shkak se në të zbriti Kurani Famëlartë. Duke pasur parasysh këtë del në shesh se dita më e nderuar tek All-llahu i Lartësuar është dita në të cilën zbriti Kurani, kështu që kjo ditë duhet të veçohet me specifika të veçanta, dëshmi për këtë janë shumë citate profetike në të cilën theksohet se besimtari duhet të përpiqet për gjetjen e kësaj nate, si dhe veçimn e saj me adhurime shtojcë.
All-llahu i Lartësuan thotë; “”Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” [El Kadr:1-5].

“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Vërtet që Ne gjithnjë po këshillojmë. Këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të Dërguar. (E zbritëm) Si Mëshirë nga Zoti yt; Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.” [Duhan: 3-6].

Vëlla i dashur shiko se sa vlera dhe avantazhe ka ky muaj i bekuar, andaj është e udhës që t’i mësojmë këto vlera dhe t’ia japim hakun ashtu siç e meriton duke i shfrytëzuar ditët dhe kohën maksimalisht në adhurim duke shpresuar se do ta meritojmë begatit dhe mëshirën e  All-llahut.

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button