Kur do t’i merr me seriozitet Qeveria ngjarjet dhe kritikat për Maqedoninë?

Gjendja e keqe në Maqedoni së fundi është pasqyruar edhe në raportet vendore dhe ata ndërkombëtare. Duke qenë njëri më kritik se tjetri, ata në formë të detajuar shënojnë ngecjet e njëpasnjëshme që ka shënuar kjo Qeveri në sfera të ndryshme të jetës, por më serioze në lirinë e mediave, vlerat demokratike, të drejtat e njeriut, korrupsionin, shkurt thënë në gjitha sferat kyçe pa të cilat një vend nuk mund të prosperojë. E njëjta Qeveri e cila ka shkaktuar këtë gjendje, nuk merr me seriozitet atë që duhet bërë, edhe pse kryeministri zotohet në reforma të reja e sipas ekspertëve, trille të ngjashme.
FH: Maqedonia me regjim tranzicional dhe hibrid
Edhe një raport me kritika për Maqedoninë, ai i DASH
Raporti i ekspertëve të BE-së vërtetoi, korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit

Njohësit e çështjeve politike thonë se raportet ndërkombëtare janë shumë të sakta dhe të bazuara në fakte, por si duket qeveritarët nuk po i marrim me seriozitet këto raporte edhe pse janë të vetëdijshëm se ata janë përgjegjës.

Juristi Osman Kadriu thotë se kriza politike në Maqedoni është duke u thelluar dhe duke u përhapur në të gjitha sferat.

“Maqedonia momentalisht është në gjendje krize, e cila po shkon duke u thelluar. Kemi krizë morale, ligjore, kushtetuese, ekonomike dhe sidomos politik, dhe këtë me fakte e tregojnë të gjitha raportet e publikuara deri më tani. Por si duket qeveritarët nuk lodhen edhe aq dhe nuk i marrin me seriozitet kritikat e ndërkombëtarëve”, tha për Portalb, Kadriu.

Ai shtoi se po t’i merrte me seriozitet qeveria raportet ndërkombëtare, deri më tani do të duhej të jepte dorëheqje sepse është e vetëdijshme që ajo ka shkaktuar gjithë këtë kaos.

“Qeveritarët dalin me deklarata paushalle dhe nuk merren me seriozitet për të zgjidhur problemin politike, i cili mund të rregullohet vetëm më dorëheqjen e qeverisë, sepse nuk ka ngelur vend për të marrë masa të tjera sepse nuk ka kredibilitet dhe as legjitimitet për të nxjerr vendin nga kriza, pasi që qeveria e futi në krizë vendin, dhe ai që fut në krizë një vend, nuk mund ta nxjerr atë prej të njëjtës”,shtoi Kadriu.

Gazetari dhe analist politik, Sasho Ordanovski, thotë se kjo qeveri shkatërroi demokracinë e Maqedonisë dhe nuk është në gjendje që të merr me seriozitet kritikat dhe raportet sepse ajo do të thoshte që të mbanin përgjegjësinë dhe të përgjigjen për krimet dhe keqpërdorimin e detyrës në aspekte të ndryshme.

“Maqedonia ka humbur demokracinë falë kësaj qeverie që po sundon tani dhe në këtë gjendje qeveritarët nuk munden të marrin seriozisht kritikat dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve sepse ajo do të thotë që ata të marrin përgjegjësinë mbi krimet dhe keqpërdorimet e shumta të detyrës që kanë bërë”, tha për Portalb Ordanovski.

Ai shtoi se qeveritarët janë të vetëdijshëm që ata janë shkaktar të krizës politike dhe prandaj mundohen që të tërheqin vëmendjen e publikut, duke i shpallur të gjithë të tjerët armiq të tyre dhe Maqedonisë.

“Normal që janë të vetëdijshëm që ata kanë krijuar krizën politike dhe për këtë arsye ata akuzojnë të gjithë të tjerët për tradhtar dhe armiq të tyre dhe Maqedonisë”, tha Ordanovski./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button