Hiqen rrethojat me kryqe prej te Qeveria

Qeveria sot ka hequr rrethojat e vendosura një ditë më parë. Megjithëse nuk ka shpjegim zyrtar për këtë, jozyrtarisht merret vesh se shkak për heqjen e tyre janë bërë reagimet e qytetarëve pasi majat e hekurave rrethues ishin bërë në formë të kryqit, njoftojn Koha.

Dhe pikërisht për këtë edhe nuk kanë pushuar reagimet kundër nëpër rrjetet sociale. Bëhet fjalë për hekura rrethues në gjatësi prej dy metrash dhe i gjithë projekti rrethues i Qeverisë së bashku me bazamentet prej betoni duhej të kushtojë 700 mijë euro. Fotografitë e bëra të premten para objektit qeveritar, lanë të kuptohet se pjesa e rrethojës që u vendos gjatë ditëve të kaluara u hoq, por pa një shpjegim zyrtar lidhur me këtë veprim.

Qeveria kishte filluar vendosjen e rrethojës me hekur të farkuar me stilin barok në kuadër të vazhdimit të projektit famoz Shkupi 2014.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E çuditshme kjo punë e këtij kryeministri psikopat me kët stilin BAROK arsyeja pse nuk mundi ta kushtëzoj MERCEDES BENZ-in e Gjermanis ti prodhoj një vetur Mercedes në stilin BAROK? Sigurisht sepse Gjermanët nuk Koruptohen për parat e ndytëra të kësaj Qeverije.

Back to top button