Beograd, dënohen për krime lufte Dragan Mitoviq dhe Zharko Millosheviq

Dy ish- pjesëtarë të policisë dhe të Mbrojtjes Territoriale të Sotinit, sot janë shpallur fajtor me vendim të Departamentit për Krime të Luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, me akuza që nga mesi i tetorit deri në fund të vitit 1991, kanë vrarë 16 civilë kroatë në fshatin Sotin afër Vukovarit, ndërsa tre u liruan, raporton Anadolu Agency (AA).
Dragan Mitroviq u dënua me 15 vjet në burg, ndërsa Zharko Millosheviq me 9 vjet burg, në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e krimeve të luftës, ndërsa nga akuza për vrasjen e 16 civilëve kroatë u liruan Dragan Lonçar, Mirko Opaçiq dhe Mirosllav Milinkoviq.

Prokuroria për krime lufte si dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit në Beograd.

Eshtrat e 13 civilëve të vrarë u gjetën në një varr masiv, pranë një thertoreje të braktisur në Sotin, në prill 2013. Njëri prej të akuzuarve ishte dënuar më parë me nëntë vjet burg, pasi që gjykata pranoi marrëveshjen e tij mbi pranimin e fajësisë për ndjekje penale të krimeve të luftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button