Daçiq thotë se Prishtina nuk mund ta heqë “Parkun e Paqes”, pa lejen e Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk mund ta zgjidh çështjen e veriut e as të ashtuquajturit “Parkut të Paqes” mbi urën e Ibrit, nëse nuk bisedon më Qeverinë e Serbisë.
Kështu iu përgjigj Leon Malazogut, drejtorit të Institutit D4D, gjatë konferencës “Politikat evropiane të sigurisë në udhëkryq”, që po mbahet në Beograd.

“Duhet ta kuptoni realitetin, se Serbia nuk e ka sovranitetin e plotë në një pjesë të madhe të Kosovës, por as Kosova nuk e ka sovranitetin në veri”, ka thënë Daçiq, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e kemi ndërmend ta ndihmojmë Kosovën që të bëhet shtet i pavarur, sepse ju e keni marrë njëanshëm vendimin e shkëputjes”, i tha ai Malazogut.

Lajme të ngjashme

Back to top button