Përfunduan diskutimet, pritet të fillojë votimi për Specialen

Kanë përfunduar diskutimet për ndryshimet e amandamenteve Kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. I fundit që foli ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, kurse aktualisht në foltore është zv/kryeministrit Hashim Thaçi.

Pas fjalimit të Thaçit priten të hidhen në votim ndryshimet Kushtetuese që i hapin rrugë ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale (Dhomave të Specialiazuara).

Një burim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për mediat se për momentin janë duke pritur përgjigjen pozitive nga dy deputetët turq, në mënyrë që të hyjnë në votim për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ky burim konfirmon se LDK nuk do të pajtohet që votimi të jetë i fshehtë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button