Kapet banda italo-shqiptare e trafikimit të drogës

Tetë persona janë arrestuar dhe 13 të tjerë janë denoncuar ditën e sotme nga policia italiane për trafik droge.

Sipas policisë italiane, në mesin e të arrestuarve e të denoncuarve janë shtetas shqiptarë dhe italianë, ku 5 shqiptarët janë, A. G 28 vjeç, A. D 23 vjeç dhe M. G. A 30 vjeç, ndërsa dy të tjerëve nuk u bëhet i ditur identiteti i tyre.

Gjatë operacionit, është bërë e mundur sekuestrimin e 20 pronave, 10 makina të shtrenjta përfshirë një Lamborghini Gallardo dhe një barkë. Sipas policisë së këtij shteti, të gjitha këto kapin vlerën prej 1 milion euro.

Në të njëjtën kohë, janë sekuestruar edhe 1 kg kokainë dhe 3 kg marijuanë. Në mars të vitit 2014 policia italiane ka nisur hetimet për grupin italo-shqiptar, pasi kishte dyshime se pjesëtarët merreshin me shitjen e lëndëve narkotike./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button