Hasani të shtunën i bashkohet ekipit me stërvitje

Pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas rikthimit nga faza e përgatitjeve e realizuar në Slloveni, të shtunën skuadra rinis aktivitetet e saja të fundit përgatitore para përballjes me Aberdeen FC në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropës. Ajo që tërheq vëmendje në këtë moment është se pikërisht në seancën stërvitore të ditës së shtunë, me ekipin bashkohet përforcimi i fundit Ferhan Hasani.

I rikthyer në klubin amë pas 3 vite e gjysmë, ‘Buba’ do të shijojë sërisht të qenurit pjesë e ‘kuqezinjëve’ në stërvitje bashkë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve. E njejta vlen për trajnerin Shpëtim Duro që pas rikthimit në taborin ‘kuqezi’ ekipit i’u bashkangjit direkt në Slloveni.

Edhe përforcimi paraprak Besart Ibraimi për herë të parë do të ushtrojë me Shkëndijën në Tetovë, kështu që kjo seancë stërvitore do të jetë mundësi e mirë për të gjithë mbështetësit e klubit për të parë në vepër skuadrën. Ekipi stërvitjen e saj të shtunën do ta zhvillojë në terenin e fushës së futbollit në fshatin Reçicë, me fillim në orën 18:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button