Të dhëna alarmante në Maqedoni, 8 vjeçari i varur nga heroina

Të dhëna alarmante për fëmijë të cilët përdorin drogë – janë të regjistruar 76 raste të të miturve me varshmëri nga droga.

Fëmijë 3 vjeçar që thith ngjitës, tetë vjeçar përdor heroinë – Të dhënat që i publikoi shoqata HOPS për ditën ndërkombëtare kundër përdorimit të drogës janë të frikshme. HOPS thotë se statistikat e tyre kanë 76 raste të të miturve të cilët përdorin lëndë narkotike. Problemi, sipas HOPS-it, është se shteti nuk ka sistem për ndjekjen e gjendjes së fëmijëve të cilët konsumojnë drogë.

“Nuk ka programe integrale të cilat në vete përmbajnë trajtim rehabilitues dhe risocializues të fëmijëve të cilët përdorin droga, por edhe programet me staf me trajnim adekuat duhet ti plotësojnë nevojat e fëmijëve. Ministria e shëndetësisë në vitin 2012 filloi me përgaditjen e protokollit për organizim të programeve për trajtim, por për fat të keq ky protokoll as nuk është miratuar e as aprovuar. ” thotë Natasha Boshkova nga HOPS.

Lajme të ngjashme

Back to top button