Interi bleu një lojtar të Barcelonës

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Martin Montoya, në dy sezonet e ardhshme do të luajë në Inter, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Montoya luajti pak në Camp Nou në sezonet e fundit dhe ka vendosur të largohet në kërkim të hapësirës më të madhe për lojë.
“Nerazzurrët” kanë arritur marrëveshje me gjigantin katalan që mbrojtësi të transferohet në Giuseppe Meazza në formë huazimi dyvjeçar me mundësi të blerjes për 8 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button