Në paraburgim, kreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos

Ndaj kreut të Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos, i akuzuar për krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, është komunikuar mëngjesin e sotëm masa e paraburgimit, pas dëshmisë së tij që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.

Mihaloliakos mohoi akuzat dhe e cilësoi procesin “persekutim politik”. Ai mohoi të jetë simpatizant i nazistëve, tha se dënon dhunën dhe shprehu keqardhjen për vrasjen e Pavlos Fissas.

Lideri i Agimit të Artë argumentoi se thirrjet telefonike të regjistruara natën e vrasjes së këngëtarit, të kryera nga organizata lokale e partisë me telefonat fikse, përfshijnë numrat që ai (Mikaloliakos) i ka dhënë në zyrat e partisë, por. Sipas akuzës, Nikos Mihaloliakos ishte koordinatori i veprimeve të paligjshme të organizatës, kështu që dinte gjithçka ishte planifikuar. 

Hetuesit e çështjes dhe dy prokurorët, komunikuan të njëjtën masë edhe ndaj shefit të degës lokale të Agimit të Artë për Nikean, Jorgos Patelis, i cili implikohet në çështjen e vrasjes së këngëtarit Pavlos Fissas. Si Mihalolakos, ashtu edhe Patelis e Lagos, mbahen në qelitë e drejtorisë së përgjithshme të policisë, në pritje të transferimit në burgun e Koridhalos.

Gjatë kohës që Mihaloliakos po depononte, para gjykatës ndodheshin bashkëshortja dhe e bija e tij, si dhe rreth 50 përhrahës të Agimit të Artë.

Më herët, dje në mbrëmje, njëkohësisht me Mihalolakos, në gjykatë u çuan edhe 5 pjesëtarë të tjerë të organizatës. Të arrestuarit u pritën nga mbështetës të Agimit të Artë që ishin tubuar aty dhe bërtisnin “Gjak, nder, Agimi i Artë”. Mes tyre ndodheshin edhe deputetët e Agimit të Artë, që ishin lënë të lirë mëngjesin e djeshëm.

Sot në mesditë pritet të dëshmojë deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas. 

Kujtojmë se dje u liruan me kusht 3 deputetë të partisë, Ilias Kasidiaris, Ilias Panajotaras dhe Nikos Mihos, ndërsa mbeti në burg deputeti Janis Lagos.

Samaras mesazh nga Uashingtoni
Në një mesazh nga Uashingtoni pas zhvillimeve të fundit, kryeministri grek Antonis Samaras deklaroi se ekstremi i AA është në pritje të gjykimit dhe disa prej tij janë në paraburgim. “Kjo gjë nuk ka nndodhur asnjëherë deri tani. Imazhi i vendit nuk ka asnjë lidhje me 2 javë më parë. Jemi demokraci dhe demokracia funksionon. Drejtësia bën punën e saj”, deklaroi Samaras, duke paralajmëruar se “ata të cilët minojnë demokracinë do përballen me pasojat” . (Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button