fbpx

Shkup, mirupafshim Zvrlevski – Kurorë funerali për prokurorinë (Video)

Për shkak të 6 sulmeve të pazgjidhura në qendrën e LGBT te Komiteti i Helsinkit, aktivistët sot shpallën moratorium mbi Prokurorinë Publike, ndalimin e çfarëdo bashkëpunimi dhe i vënë kurorë funerali punës së prokurorit publik Marko Zvrlevski, si shprehje e revoltës për rastet e pazgjidhura të sulmeve brutale që kanë ndodhur në 3 vitet e fundit.
“Nga ato sulme, 5 raste aspak nuk janë të zgjidhura, e njëri është ende në gjykatë. Shkelësit të cilët janë inçizuar nga kamerat e sigurisë nuk janë sjellë para drejtësisë, edhe pse e dimë se edhe në këtë institucion edhe në të tjera janë të njohura bandat të cilat e sulmojnë qendrën LGBT, tha Biljana Ginova, aktiviste.

Qendra për përkrahje në më pak se 3 vjet është goditur me gurë, është djegë, është vandalizuar me vizatime të kryqit të thyer dhe me fjalën “Tremiti” që është ishulli në të cilin janë çuar homoseksualët në kohën e fashizmit në Itali, transmeton A1on. Në këtë qendër deri tani janë lënduar dhjetra aktivistë dhe përkrahës.

“Për shkak të moszgjidhjes të këtyre rasteve, mija qytetarë në këtë shtet ende jetojnë në frikë, sepse ende mund të sulmohen në çdo moment dhe të mos zgjidhet sulmi, sepse asnjë rast deri tani nuk është zgjidhur. Edhe në piknikun lesbik dje morëm shumë kërcënime, kishte rrezik dhune ndaj nesh, për fat të keq, pikniku mbaroi më herët se sa ishte e planifikuar nga frika nga dhuna. Kjo duhet të ndalet. Ne protestuam, paditëm, pyetëm deri ku është hetimi dhe e vetmja përgjigje ishte se ka kaluar kohë të shkurtër. Kaluan 2 vite e 9 muaj nga sulmi i parë dhe 9 muaj nga ai i fundit dhe ajo është kohë e mjaftueshme për ti gjetur shkelësit, të cilët ishin të inçizuar me kamera. Për atë shkak ne prokurorinë publike nuk e konsiderojmë legjitime, nga sot për ne ajo politikisht ka vdekur dhe ne deklarojmë moratorium”, tha Ginova.
Aktivistët vëndosën kurorë pranë hyrjes së prokurorisë, me shenjë që lexon “Mirupafshim Zvrlievski”.

Lajme të ngjashme

Back to top button