Shpaloset agjenda për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Bashkim Hasani përmes një konference për mediat shpalosi agjendën e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit.

“Sot jemi këtu për të shpalosur agjendën e manifestimit për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorin.Ky është viti i dytë që dita e Komunës së Gostivarit shënohet pikërisht në këtë datë. Ishte ky një vendim që u miratua nga Këshilli i Komunës së Gostivarit. Më herët ishte festuar më 23 dhjetor, por e vërteta është se më datë 29 qershor të viteit 1992 për herë të parë është mbajtur mbledhja e Kuvendit të parë të komunës së Gostivarit, pas zgjedhjeve të para demokratike. Prandaj, data e saktë për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, është 29 qershori”, tha në fillim të konferencës për shtyp, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Hasani.

Hasani njoftoi se këtë vit, aktivitetet do të zgjasin për tre ditë radhazi, edhe atë: më datë 27 Qershor, pra të shtunën me fillim prej ora 10 e 30, kryetari i Komunës, z.Nevzat Bejta dhe zëvendës ambasadori i SHBA-ve në mënyre solemne do të inaugurojnë platonë për paraglajding që ndodhet rrugës për në fshatin Koritë, projekt që u realizua në bashkëpunim me USAID-in. Pas ceremonisë solemne, nga ora 11:00 deri ora 18:00 do të mbahet manifestimi sportiv “Gostivar OPEN – 2015”, në të njëjtin lokacion. Pjesëmarrës në gara janë nga shtetet si nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria si dhe nga vetë Maqedonia.Pastaj do të realizohen fluturimet tandem, ngjitja në Taul, pika më e lartë e malit Taul (nisja nga fshati Koritë)

“Më datë 28 Qershor, pra ditën e diel me fillim prej ora 11:00 do të vijon gara në paraglajdink.Në ora 14:00, nga ana e Kryetarit të Komunës do të bëhet ndarja e çmimeve për vend të I, II, dhe III-të. Nga ora 11:00 deri ora 14:00, do të realizohet gjiro malore me biçikleta në drejtimin: Koritë – Kunovë – Gostivar , pra nisja nga fshati Koritë. Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë. Në ora 16:00, flasim për ditën e diel, në sallën e Këshillit Komunal, kryetari i Komunës do të pret artistët pjesëmarrës në Koloninë Artistike “Gostivari – 2015”.Pas këtij aktiviteti, në ora 17:00, nga ana e kryetarit të Komunës, do të priten nxënësit e zgjedhur si nxënës të gjeneratës në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, të cilët gjatë vitit shkollor 2014-2015 kanë zënë vende në gara shtetërore dhe të njëjtëve do tu ndahen mirënjohje”, tha Hasani duke shpalosur agjendën për ditën e diel.

Të hënën, pra më 29 Qershor në Ditën e Komunës së Gostivarit, do të mbahet shënimi solemn i kësaj date. Aktiviteti do të fillon në ora 18 e 30 dhe do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Gostivar. Fjalë rasti do të mbajnë: z. Nasir Musliu, kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, si dhe përfaqësues të Komunave të binjakëzuara me Komunën e Gostivarit. Duhet theksuar që në shënimi solemn të Ditës së Komunës, të ftuar do të kemi edhe delegacione nga Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina. Do të shfaqet edhe filmi dokumentar për punët e realizuara në periudhën kohore nga muaj Korrik i vitit 2014 dhe deri në muajin Qershor – 2015. Do të bëhet ndarja e mirënjohjeve dhe do të shpallet qytetari i nderit, nga ana e kryetarit të Komunës.Do të shfaqen edhe pika muzikore nga orkestra profesionale nën dirigjim të Prof.Jeton Pustina”, deklaroi Hasani, për të shtuar se me aktivitetet e ditës së hënë do të përmbyllim aktivitetet treditore për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit.

“Ftojmë përfaqësuesit e mediumeve, por edhe qytetarët e Komunës së Gostivarit të ndjekin këto aktivitete”, përfundoi shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Hasani.

Lajme të ngjashme

Back to top button