fbpx

Tunizi, sulmohen me armë dy resorte të njohura turistike, të paktën 27 të vrarë

Tmerr në plazhet më të frekuentuara të Tunizisë. Persona të armatosur kanë sulmuar plazhet e dy nga resorteve turistike më luksoze në lokalitetin Souse, në gjirin e Hamametit, duke vrarë të paktën 27 persona.

Dëshmitarë të cituar nga mediat lokale flasin për të shtëna, skena paniku dhe turistë që janë mbyllur në dhomat e hotel “Imperial” në Marhaba.

I konfirmuar është lajmi se një nga atentatorët është qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër është në arrati.

Tunizia po përballet me një valë në rritje të sulmeve terroriste që vënë në shënjestër objektiva turistikë, që është një nga aktivitetet ekonomike më të rëndësishme të vendit.

Marsin e kaluar, në një sulm në muzeun Bardo të kryeqytetit Tuniz humbën jetën 21 turistë dhe një polic vendas./ Top Channel

3

2

Lajme të ngjashme

Back to top button