fbpx

Sulmi ndaj RENEA-s, hakmarrje e porositur nga burgu

Sulmi me armë mbi forcat speciale në Lazarat dyshohet se ka lidhje me një vrasje në vitin 2007 në këtë fshat.

Sipas gazetës Panorama, dyshohet se ky sulm është një hakmarrje ndaj operacionit të vitit 2007, ku mbeti i vrarë Sabri Shurdhi.

Gazeta shkruan se policia ka psaur informacione se vëllai i Shurdhit, Floriani, që ndodhet aktualisht në burg, po organizon hakmarrjen për vrasjen e vëllait më 7 shtator 2007.

Dyshimet janë më të forta pasi u qëllua mbi repartin RENEA, që kishte kryer vrasjen e Shurdhit.

Për më tepër sulmi u krye pranë një memoriali të ngritur në nderim të Shurdhit.

Për disa orë, grupi i armatosur ka qëlluar në ajër dhe nuk ka goditur asnjë efektiv të forcave policore lokale dhe as mbi FNSH-në.

Ata kanë pritur që aty të shkonte RENEA.

Vrasja e Shurdhit në vitin 2007 shkaktoi trazira në Gjirokastër.

Shurdhi dyshohej për një vrasje dhe grabitje të armatosur. Ai qëlloi ndaj forcave RENEA, duke plagosur një prej tyre. Njësiti special ktheu zjarrin dhe e la të vdekur atë.

Dhjetëra persona nga Lazarati protestuan, duke sulmuar madje edhe komisariatin e Gjirokastrës./Gazeta Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button