Greqi, vritet shqiptari nga ish-kunati

Një shqiptar u vra me armë zjarri në ishullin Kos të Greqisë. Viktima është Leandro Lapa, me origjinë nga Saranda, i cili është vrarë me çifte. Shqiptari qëllua me armën brenda banesës ku jetonte.

Mësohet se autor i krimit është ish-burri i motrës. Shtetasi grek ka shkuar për t’u sqaruar me qëllim që të rikthehej me bashkëshorten e tij shqiptare, por në debat e sipër ka qëlluar 46-vjeçarin shqiptar.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin e Athinës, shqiptari nuk mundi të mbijetonte./ GazetStart/

Lajme të ngjashme

Back to top button