35 443 vende të lira në të gjitha shkollat e mesme

Për paraqitjen e parë në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollorë 2015/2016

Në Republikën e Maqedonisë vitin shkollorë 2014/2015 klasën e nëntë e përfunduan gjithsej 21.876 nxënës. Sipas ndryshimeve të Ligjit për arsimin e mesëm nga viti shkollorë 2008/2009 arsimi i mesëm është i obligueshëm për të gjithë nxënësit. Kështu që është siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira, gjithsej 35 443 vende në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë.

Paraqitja e parë në afatin e parë në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollorë 2015/2016 ishte me 22 dhe 23 qershor 2015, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira janë shpallur me 24 qershor 2015.

Nga Raportet për numrin e nxënësve të paraqitur , të regjistruar , si dhe numri i vendeve të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë janë marrë të dhënat në vazhdim:
• Regjistrimi në arsimin e mesëm – gjimnaz ka përfunduar në:

– SHMQSH Gjimnazi “ Nikolla Karev” – Qyteti i Shkupit

– SHMQSH Gjimnazi “ Orce Nikollov” – Qyteti i Shkupit

– SHMQSH “ Zef Lush Marku” – Qyteti i Shkupit

– SHMQSH “ Georgi Dimitrov” – Qyteti i Shkupit

– SHMQSH “ Rade Jovçevski Korçagin” Qyteti i Shkupit dhe

– SHMK “ Josip Bros Tito” – Manastir

 

• Regjistrimi në arsimin e mesëm profesional në :
– SHMK “ Dimitar Vllahov” – Strumicë – drejtimi mjekësi;
– SHMK “ Nace Bugjoni” – Kumanovë – drejtimi mjekësi me mësim në gjuhën shqipe;
– SHMK “ Gjorçe Petrov” – Prilep – drejtimi mjekësi;
– SHMMQSH “ Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup, në drejtimin mjekësi edhe atë për drejtimin arsimor: motër medicinale në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, teknik i dhëmbëve teknik farmaceutik dhe teknik laborant me mësim në gjuhën shqipe, dhe teknik fizioterapeutik me mësim në gjuhën maqedonase;

– SHMK “ Josif Josifovski” – Gjevgjeli profili hotelieri – turistike për profilin arsimor teknik hotelieri turistike;
– SHMK “ Gosho Vikentiev” – Koçan në drejtimin komunikacion për profilin arsimor teknik për transport dhe shpedicion;
– SHMQSH “ Cvetan Dimov” – Shkup, drejtimi ekonomi dhe drejtësi – profili arsimor shitës;
– SHMQSH “ Llazar Tanev” – Shkup , drejtimi hotelieri – turistike – profili arsimor teknik hotelieri;
– SHMK “ Niko Nestor” – Strugë, drejtimi ekonomi, drejtësi dhe tregti – profili teknik i ekonomisë me mësim në gjuhën maqedonase;
– SHMK “ Kole Nehtenin” – Shtip , drejtimi hotelieri – turistike – profili kamerier – kuzhinier ;

Në regjistrimin e parë në paraqitjen e parë janë paraqitur gjithsej 17.948 nxënës prej të cilëve :

• 12 629 nxënës për mësim në gjuhën maqedonase,
• 4863 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 284 nxënës me pësim në gjuhën turke,
• 172 përsëritës.

Në afatin e parë, paraqitjen e parë janë regjistruar gjithsej 12 007 nxënës prej të cilëve:

• 8 893 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
• 2 839 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 107 nxënës me mësim në gjuhën turke,
• 168 përsëritës.

SIPAS LLOJIT TË ARSIMIT
Janë regjistruar gjithsej:

• 5416 nxënës në arsimin – gjimnaz prej të cilëve:

 3956 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 1234 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 87 nxënës me mësim në gjuhën turke
 139 përsëritës.

• 6405 nxënës në arsim profesional nga të cilët:

 4809 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 1552 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 20 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
 24 përsëritës .

• 186 nxënës në gjimnaz-drejtimi sport nga të cilët:

 128 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 53 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 5 përsëritës.

.
• Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë ka gjithsej për 23017 nxënës nga të cilët:

 15392 vende të lira për mësim në gjuhën maqedonase,
 6728 vende të lira për mësim në gjuhën shqipe,
 845 vende të lira për mësim në gjuhën turke,
 34 vende të lira për mësim në gjuhën serbe dhe
 18 përsëritës.

 

Vende të lira për paraqitjen e parë në afatin e parë të regjistrimit sipas llojit të arsimit:

• 5635 vende të lira në arsimin-gjimnaz nga të cilët:

 3488 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 1790 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 321 nxënës me mësim në gjuhën turke ,
 34 nxënës me mësim në gjuhën serbe dhe
 2 përsëritës
• 17 330 vende të lira për arsim profesional nga të cilët :

 11 867 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 4 933 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
 524 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
 6 përsëritës.

• 52 vende të lira në gjimnaz-drejtimi sport nga të cilët:

 37 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
 5 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe
 10 përsëritës
Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar dhe vendet e lira për paraqitjen e dytë, nuk është përllogaritur numri i nxënësve nga shkollat e mesme të muzikës dhe shkollës së mesme për artet e zbatuara pasi që nxënësit e këtyre shkollave kanë edhe provime tjera plotësuese.

Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë të regjistrimit ka në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë. Paraqitja e dytë nga afati i qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 1 korrik 2015.
Sektori për marrëdhënie me publikun

Lajme të ngjashme

Back to top button