Mjaftë më me poli-krim është koha për politikë!

Këto jemi ne, në vendet e Ballkanit! Shpesh herë jashtë vëmendjes së fuqive të botës dhe çdoherë jashtë tryezave të tyre vendimmarrëse qoftë edhe për fatet tona .Si njëri ashtu edhe tjetri në mëshirë të të mëdhenjve duke u drejtuar herë nga lindja –Rusia e herë nga perëndimi –BE dhe SHBA.

Rasti i “shtetit “ të Maqedonisë, ky shtet që tashmë ka humbur tërësisht sistemin demokratik qeverisës poashtu në të njëjtën kohë ka humbur edhe  imazhin ndërkombëtar .Imazhi i Maqedonisë për faktorin ndërkombëtarë është i prishur ,por mos harrojmë faktin se imazhi prishet shumë lehtë dhe përmirësohet shumë ngadalë, apo siç aktualisht Maqedonia ndodhet në rastin e shteteve ku qëndrimi i ndërkombëtarëve është i ngrirë plotësisht.

Për rikuperim të imazhit ndërkombëtar duhet vite kohë dhe punë e palodhshme nga njerëz që dine dhe duan të qeverisin e jo njerëz qe duan pushtet absolute. Krijimi i imazhit për vende te vogla siç jemi ne është shumë vështirë pasi duhen së pari vullnet, kapacitete intelektuale , financa  dhe kjo po që është një provim tepër i vështirë për popullin e kësaj Maqedonie të korruptuar. Rastin konkret do ta ilustroja me shprehjen popullore “një budalla hedh një gurë në lum njëmijë të tjerë të mençur nuk mund ta nxjerrin ”.

Shtrohet çështja cili është imazhi që ne ia kemi paraqitur botës? Cilat janë veprat që ne i kemi bërë që ndërkombëtarët t’i kthejnë sytë nga ne!? Një realitet që fatkeqësisht lë për të dëshiruar shumë . Probleme të shumta dhe të keq menaxhuara si brenda shtetit ashtu edhe probleme të shumta në politikën e jashtme dhe diplomacinë tonë.

  • Konflikte të vazhdueshme ndëretnike , institucionale e deri tek ato konflikte të fqiut me fqiun; vrasje të fëmijëve të pafajshëm në rrugë; burgosje dhe dënime marramendëse  të personave të dyshuar pa fakte  të bazuar në teori konspiracioni.
  • Mospranim të ndryshimit të pushtetit në menytë demokratike ; tendenca për rrëzimin e pushtetit me dhunë si dhe tendenca për mbajtjen e pushtetit me dhunë ( dukuri  e regjimeve totalitare ) .
  • Vjedhje e votës ; lufta ne Maqedoni nuk bëhet nëpërmjet legjitimitetit të institucionit të votës së lirë por nëpërmjet vjedhjeve dhe manipulimit të të gjitha mënyrave të mundshme.
  • Konfrontimet e vazhdueshme shpeshherë të pa baza të mazhorances dhe opozitës , kontradikta të koalicioneve qeverisëse; konflikte mes partive të njërit apo etnitetit tjetër, bojkote , sharje, fyerje, rrahje .
  • Imazhi i fqinjësisë së mirë ,zero problem me fqinjët ( probleme me Greqinë , Bullgarinë , Serbinë , Shqipërinë, Kosovën ).
  • Burgosje e fjalës së lirë ,Media -imazhi i pushtetit të katërt krejtësisht është i shkatërruar.

Precedentët e lartpërmendur kanë dëmtuar  shumë imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë  në strukturat Euro atlantike : NATO , BE , SHBA, OSBE, KE, OHDIR kjo dobësi i kushton shumë këtij vendi sepse këto tashmë kanë hyrë në raportet e strukturave ndërkombëtare , saqë klasa udhëheqëse politike aktuale nuk është e aftë ta vërej , gjithashtu ky imazh tashmë është pasqyruar në mediat më kryesore ndërkombëtare EuroNews, BBC, CNN, DW, etj.

Situata kritike në të cilën po kalon Maqedonia ka mundësuar  ngritjen e vetëdijes tek qytetarët e përgjegjshëm dhe rritjen e kërkesave të tyre kundrejt pushtetit ,por e gjithë kjo është e  kotë derisa jemi nën dirigjimin e “diktaturës  Gruevski “. Ambiciet personale dhe  etja për pushtet e klanit VMRO përkojnë me shprehjen e famshme që udhëheqësi i Austro –Hungarisë Meterniku ia drejtonte Car-it të Rusisë Aleksandrit të  I-rë  “Kombinim i çuditshëm i virtyteve mashkullore me dobësi femërore “ shumë i dobët për një ambicie të vërtetë por shumë i fortë për një krenari boshe”.

Lajme të ngjashme

Back to top button