Debate në Samitin e BE-së për çështjen e refugjatëve

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka kritikuar homologët në Bashkimin Evropian për mos bashkëpunimin e tyre në çështjen e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me politikat e përbashkëta për refugjatët mes liderëve të Europës pati mosmarrëveshje të thella.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, në Samitin e BE-së i cili mblodhi liderët së bashku ka reaguar duke u shprehur se: “Nuk keni të drejtë të cilësoheni si europianë nëse nuk bini dakord për çështjen e 40 mijë refugjatëve. Nëse ky është ideali i juaj i Europës këtë mbajeni për veten tuaj. Ose ka një solidaritet në këtë mes ose mos na harxhoni kohën kot”.

Ndërsa në anën tjetër një shkaktar për rritjen e debateve mes anëtarëve ka qenë edhe propozimi i Komisionit të BE-së për vendosjen gradualisht brenda dy viteve të 40 mijë refugjatëve të cilët ndodhen në Greqi dhe Itali në vendet anëtare të tjera të BE-së.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar në media, në vend të dhënies së statusit së refugjatit ndaj azilkërkuesve Spanja ka propozuar që ato të dërgohen në vendet e tyre dhe të punohet mbi këto mekanizma.

Politika e emigracionit e BE-së në muajt e fundit po kritikohet në mënyrë intensive për arsyen se ka kaluar mbi 2 mijë numri i emigrantëve të cilët kanë humbur jetën në Mesdhe duke tentuar të kalojnë për në Europë.

Anëtarët e BE-së të cilët kanë rënë dakord në çështjen për ndihmën emergjente, ata ndahen në pikëpamjet për shpërndarjen në vendet anëtare të emigrantëve të cilët mbërrijnë në Greqi dhe Itali.

Lajme të ngjashme

Back to top button