Maqedonia me rrogën mesatare, shteti më i varfër në Ballkan!

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, pagesa mesatare mujore në Maqedoni në prill të vitit 2015 ka rritje të 2.7% nga pagesat e Prillit 2014, transmeton Portalb. Kjo rritje është për shkak të rritjes në pagesat e punëtorëve në miniera dhe gurore (32.9%), arte, zbavitje dhe rekreacion (9.8%), dhe shërbime të tjera (9.5%), ndërsa rritjet më të mëdha nga Marsi 2015 në Prill 2015 janë në sektorët e aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike (7.3%), transportit dhe magazinimit (4.3%), dhe komunikimit dhe informimit (3.7%).

Graf i Statistikës
Rroga mesatare mujore në Maqedoni në prill të vitit 2015 ishte 21.746 denarë, ose 353 euro, ku profesionet me rrogë më të madhe ishin ata që merren me aktiviteteve financiare dhe të sigurimit (~40.000 denarë) dhe me furnizimin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe kondicionimit të ajrit (~37.000 denarë), ndërsa aktivitetet me shërbim ushqimor dhe akomodim (~15.000) dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse (~15.000) ishin profesionet e paguara më pak, transmeton Portalb.

Rangimi i Maqedonisë
Rroga mesatare globale, sipas NationMaster, në vitet 2014 dhe 2013 ka qenë €1.138, ku Maqedonia me rangun e 137 (nga 176) në listë u paraqit si shteti më i varfër i Ballkanit, një vend mbi Ugandën, dhe 6 vende ndër Shqipërinë (131) që kishte rrogë mesatare prej €387. Shtetet me rroga më të mëdha ishin Zvicra (€5.627) dhe Luksemburgu (€4.000), ndërsa SHBA ishte në vend të 13 me €2.909.

Lajme të ngjashme

Back to top button