E fajësojnë Demaçin që nuk shkoi në Rambuje, akoma gjykohet Thaçi që pranoi marrëveshjen

E fajësojnë Bacën Adem Demaçi që nuk shkoj në Rambuje. Gjykohet që nuk lejonte që grupi negociator të nënshkruante marrëveshjen në Rambuje për Kosovën. Sa e mjerueshme është kjo që thonë disa nga mesi jonë.

Ndërsa sot akoma gjykohet Hashim Thaçi,  që nënshkruajti dhe pranoj marrëveshjen në Rambuje. Pse, pra e gjykoni Hashim Thaçin meqenëse ajo marrëveshje qenka shumë e drejtë dhe e mirë për Kosovën, dhe nuk paska pasur rast tjetër për Kosovën. Ju gjykoni Bacën Adem Demaçi që nuk lejonte që të nënshkruhej marrëveshja për Kosovën në Rambuje. Atëherë paska pasur të drejtë Hashim Thaçi kur ka nënshkruar atë marrëveshje, dhe Hashim Thaqi qenka njeriu që nga kjo marrëveshje do të hy në histori të Kosovës.

Pse e fajësoni pra Hashim Thaçin për rrugën e tij, rruga e tij qenka vetë rrugë historike, nënshkrimi i tij   e sjellin NATON në Kosovë, ndaloj vrasjen në Kosovë, ndaloj dhunën, ndaloj djegien, ndaloj dëbimin nga Kosova.

Por kam një pyetje për të gjithë juve, kush e dërgoj Hashim Thaçin atje, si ishte e mundur që Hashim Thaçi të bëhej kyrenegocator dhe të udhëheqte të gjithë delegacionin shqiptarë të Kosovës. Edhe këtu duhet ju të keni ca përgjigjeje.

Një gjë më vjen keq se sa herë lexoj kësi debatesh dhe kinse ‘’ fakte historike ‘’ ju po harroni faktin më historik që është dhe do jetë në faqe të historisë. Fakt historikë është gjaku i derdhur i çlirimtarëve, gjaku i Adem Jasharit, i familjes së tijë, gjaku u Zahir Pajazitit, familjes Haradinaj, gjaku i të gjithë atyre dëshmorëve që sot në çdo anë shikon shtatore, shikon lule, në çdo cep të atdheut vjen era gjak, në çdo vend , në çdo rrugë ka të ngritura figura më pamje dritë të përgjakura të dëshmorëve të UÇK-së për liri.

E kam cekur më lart që unë personalisht askujt nuk do ja humbi vlerën, askush në mendje dhe në shpirtin tim nuk do jetë kontributi i tij i humbur kurrë tek unë. Por në radhë të parë për mua është gjaku i derdhur, politika dhe lufta aktive dhe më pas politika pasive. Të gjithë përveç dëshmorët që janë dritë dhe vet flijues dhe u detyruan nga pushteti ti rrokin armët të dalin në ballë për të mbrojtur atdheun tonë shqiptar të Kosovës.

Të gjithë liderët, të gjithë janë më dy medalje, një medalje e kanë të ndritur, dhe një medalje të errët. Meqenëse jemi njerëz i kemi edhe gabimet tona. Një pjesë e njerëzve do të përkrahin Bacë Adem Demaçin, do të shkruajnë në vargje, e kanë kënduar në këngë, e kanë shkruar në libra dhe nuk ka kush që mund të ndërroj bindjet dhe kanë fakte historike për atë që kanë shkruar.

Ndërsa një pjesë do të shkruajnë edhe për Ibrahim Rugovën dhe nuk do mund askush që të zbej atë tek ata njerëz që do të shkruajnë dhe kanë bindje dhe fakte për te. Përçarja vjen nga ne, nga ne që mundohemi  të mohojmë njërin duke u munduar të ngrisim tjetrin, duke ngritur tjetrin e mohojmë njërin.

Bacë Adem Demaçi njihet si një politikan jo nënshtrues, jo karrierist, jo servil, jo  nënshtrues më një gjuhë të drejtë për drejtë dhe shumë i ashpër. Ndërsa Ibrahim Rugova një njeri më butësi, dhe falë miqve tonë në të gjithë Botën arriti Rugova të deportoj nga Kosovë në Evrpë dhe në shtetet më të fuqishme të botës si në SHBA- dhe bëri njohje andej.

Por nuk do ketë peshore që do mat as një lider të gjallë a po të vdekur që nuk kapi pushkën, secili në fakt është më meritor në këtë histori. Një do jetë më meritor, por populli do ti gjykoj të dy.

Përveç të pa gjykuar duhet të jetën, dhe nuk guxon të gjykohen ata që derdhen gjakun për atdhe të lirë, dëshmorët. Për mua çdo lider, çdo njeri që ka kontribuar për atdhe, kurrë nuk do të jetë i barabartë më dëshmorët, më ata që derdhen gjakun për liri, këtë do jam them në libra, do ja them fëmijëve tani do mundohem të ja them të gjithë kujt aty ku më ec fjala e shkruar dhe aty ku gjej hapësire për të shprehur. Çdo politikë pasive është mundur më luftë aktive, dhe për atë meritor në të gjithë rrugëtimet nëpër histori në radhë të parë janë luftëtarët të bërë dëshmorë, por edhe luftëtarët e gjallë që mbi çdo interes e kishin interesin e kombit shqiptarë, lirin e popullit, çdo luftëtarë që sot është në mesin tonë ka vepruar ndryshe ai ka thye parimet e idealit të  luftës për liri..

Lajme të ngjashme

Back to top button