Rrëzohet një aeroplan në Kroaci, dy të vdekur

Mbrëmë pranë plazhit kroat Resnik, në Kashtel Shtafilik u rrëzua një aeroplan sportiv. Nga rrëzimi humbën jetën dy persona dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda trupore.

Nga spitali i Splitit deklarojnë se personi i tretë nga aeroplani i rrëzuar është lënduar rëndë, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të lëndimeve në kokë dhe thyerjeve nëpër trup. Kurse policia kroate e Splitit, konfirmoi se personin e dytë të vdekur e gjetën të ngujuar në kabinën e pilotit, por ende nuk kanë konfirmuar identiteti e personave. Policia do të vazhdojë të kërkojë në thellësinë detare dhe të kontrollojnë nëse ka edhe viktima tjerë mes atyre të cilët kanë qenë në plazh dhe në det.

Dëshmitarët e mbrëmjes thonë se aeroplani sportiv është rrëzuar për shkak të asaj që paraprakisht ka goditur në hotelin e afërt të plazhit të qytetit në Kashtelite. Agjencia për hulumtim të fatkeqësive në aviacione, dhe në komunikacionin detar dhe hekurudhor, do të hulumtojë nëse është e saktë.

Jozyrtarisht kuptohet se u rrëzua aeroplani shkollor me regjistrim “9A DLA”, në të cilin kanë trajnuar pilotë të fabrikës “European Coastal Airlines”, koncesioner që udhëtarët i bart në ishujt e afërt. Një orë para fluturimit në aeroplan kanë qenë piloti, bashkëpiloti dhe instruktori.

Lajme të ngjashme

Back to top button