Barcelona me ofertë për Arda Turan

Largimi i Arda Turan nga Atletico Madridit po duket i sigurtë. Por aspak nuk është i sigurtë nëse Turan do të largohet nga La Liga.
Barcelona i është ofruar shumë orëve të fundit Arda Turanit pas konfirmimit të agjentit të tij se lojtari dëshiron largimin nga Atletico. Barcelona ka kërkuar takim me Ahmet Bulut, agjentin e futbollistit.

Klauzola e lojtarit është 41 milion euro, por që Barcelona do të kërkoi pothuajse 50% lirim pasi që kërkesa e lojtarit është për tu larguar nga skuadra.
Arda Turan ka simpati të veçant për Barcelonën dhe Messin të cilën gjithmonë e ka thënë në mediat spanjolle.

Lajme të ngjashme

Back to top button