Misioni i FMN­-së të hënën në Maqedoni

Nje ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Xhesmin Rahman prej 29 qershor e deri më 8 korrik do të qëndrojë në Shkup me qëllim të zbatimit të Rishikimit vjetor të ekonomisë së Maqedonisë.

Siç kumtoi FMN, ekipi në fund të Misionit do t’i bëjë të ditur vlerësimet përfundimtare dhe do ta përgatitë raportin e plotë për të cilin do të diskutohet në takimin e Bordit ekzekutiv të FMN­së, data do të publikohet në mënyrë shtesë.

Vizita e ekipit të FMN­së është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Fondit Monetar Ndërkombëtare për ndjekjen e gjendjes me ekonominë që kryhen në të gjitha 188 vendet­-anëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button